Ja si t’i mbani nën kontroll hormonet e shtimit të peshës

Ja si t’i mbani nën kontroll hormonet e shtimit të peshës

Ka shumë faktorë të cilët ndikojnë në shtimin e peshës dhe mes tyre është aktiviteti fizik, gjenetika, shprehitë e ngrënies, stresi etj. Sidoqoftë, roli më i rëndësishëm në procesin e shtimit të peshës i mbetet hormoneve të cilat janë përgjegjëse për rregullimin e metabolizmit, transmeton Telegrafi.

Insulina

Glukoza është burim i energjisë për qelizat tuaja. Pasi të hani bukë dhe niveli i glukozës në gjak të jetë rritur, pankreasi sinjalizohet të lirojë më shumë insulinë – hormon i cili ndihmon në dërgimin e glukozës në qeliza.

Insulina na furnizon neve me energji dhe nëse ajo është e lartë, trupi do të shtojë peshë.

Kortizoli

Kortizoli është hormoni i stresit dhe kur jeni të stresuar keni tendenca të hani ushqime të ëmbla si akulloret, ëmbëlsirat, çokollatat etj.

Duke vepruar kështu, ju ndihmoni në akumulimin e dhjamit.

Kortizoli e ngadalëson metabolizmin, në mënyrë që të fitojë më shumë energji. Nëse keni nivele të larta të kortizolit në gjak, ju do të shtoni peshë. /Telegrafi/

 

Shpërndaje në: