Ja si të keni lëkurë më të mirë duke u përpjekur më pak
Sot, ne dimë shumë më tepër se nënat tona rreth lëkurës dhe mirëmbajtjes së saj. Nga ana tjetër, është gjithashtu fakt se ndonjëherë lodhemi duke mbushur shportat me serume, hidratues e duke eksperimentuar me çdo gjë për të perfeksionuar lëkurën.
Vjen një moment që rutina ditore me 1 milionë hapa bëhet e mërzitshme dhe ti ndjen që po e mbingarkon fytyrën me shpresën e përmirësimit më të shpejtë. Ka një guidë më praktike dhe më fitimprurëse, prandaj vëmendje.
*Ç’duhet të bëni çdo ditë
-Lajeni fytyrën çdo natë para se të flini
Mund ta shmangni këtë proces në mëngjes, por jo në mbrëmje. Imagjinoni gjithë make up-i, yndyrnat, pluhuri, etj se çfarë mund t’i bëjë poreve dhe lëkurës suaj.
– Vendos kremin e diellit
E dimë që këtë këshillë e dëgjoni çdo herë, por po, është KAQ e rëndësishme të mos e shmangni. Dëmtimi i diellit shkon përtej nxirjes së lëkurës! Kremi parandalon shenjat, rrudhat, plakjen e parakohshme, por mbi të gjitha ju mbron nga rrezet që shkaktojnë kancerin e lëkurës.
– Nëse mundeni, shmangni një hap
Nevojat e lëkurës suaj mund të ndryshojnë nga moti, mosha, stina, etj. Ndonjëherë ka shumë nevojë për hidratim e ndërsa herë të tjera jo. S’është e thënë të bëni çdo ditë të njëjtën gjë. Njiheni lëkurën tuaj dhe ndihmojeni të relaksohet.
*Çfarë duhet të bëni çdo javë
– Eksfolioni lëkurën
Jo të gjithë keni nevojë për scrub, por pavarësisht pastrimit me larës shtresat e qelizave të vdekura janë po aty. Një herë në javë rekomandohet eksfolimi i saj për ta ndjerë më të butë, më të zbardhur dhe poret të pak të dukshme.
– Shihni gjendjen e poreve
Si janë pikat e zeza krahasuar me një muaj më parë? Duhet t’i pastroni vetë apo jo? Një maskë pastruese është ideale, mjafton të mos i ngacmoni me duar aknet dhe pikat e zeza që ju besdisin.
*Ç’duhet të bëni një herë në muaj
-Hidhini një sy datave të skadencës së produkteve
Mos i përdorni në rast se dyshoni për një skadim të mundshëm.
-Takim tek estetistja/dermatologu
E mira është që herë pas here të mësoni gjendjen e lëkurës përmes një specialisti.