Ja si të dukenimë e re!
Askujt nuk i pëlqen të plaket dhe gjithkush kërkon mënyra të padëmshme për t’u dukur më e re.
Sidoqoftë, të dukeni e re dhe e bukur nuk është diçka që gjithsecili mund ta përballoj financiarisht, por është gjithashtu edhe një sekret që vetëm ekspertët e bukurisë e dinë, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, janë disa truqe të cilat mund t’ju ndihmojnë të dukeni pesë vite më e re, pa paraqitur ndonjë rrezik për lëkurën.
Meditimi
Meditimi njihet për efektet pozitive që i ka në lëkurë dhe mendje, gjë që rezulton të bëheni më e shëndetshme, lumtur dhe më e re. Vetëm 20 minuta meditim mund të bëjnë mrekullia në lëkurë.
Ushqimi i duhur
Për lëkurë të bukur duhet të konsumoni ushqime si boronicat, brokoli etj., e bashkë me këto duhet të shmangni konsumimin e produkteve djathore.
Kujdesi për sytë
Sytë e rinj bën të duket e gjithë fytyra më e re, prandaj është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje të veçantë rrathëve të zi poshtë syve. Hani ushqime të shëndetshme si dhe mbani kastravecë të ftohët tek sytë për ta shmangur dhe hequr këtë dukuri.
Gjithashtu edhe grimi mund të jetë një zgjidhje e përkohshme.
Djersa…
Nëse nuk e keni ditur, djersa është shumë e mirë për lëkurën për shkak se e detoksifikon, gjë që e bën lëkurën të shkëlqej më shumë. Për të djersitur mund të ecni, ngisni biçikletën, bëni ushtrime fizike etj.