Ja si ta kuptoni që vuani prej sëmundjes së mykut

Ja si ta kuptoni që vuani prej sëmundjes së mykut
Kur vëreni njolla myku në muret e shtëpisë suaj, prishja e suvasë apo ana estetike duhet të jetë problemi i fundit për të cilin duhet të shqetësoheni!
Prania e sporeve të mykut në shtëpinë tuaj, mund të shkaktojë jo pak probleme shëndetësore, dhe ju duhet t’i kuptoni shenjat e para pa qenë shumë vonë.

Ekspozimi për një kohë të gjatë ndaj mykut mund të kthehet në një shqetësim serioz. Ka më shumë se 1000 lloje myku që mund të shfaqet në shtëpinë tuaj dhe shkencëtarët e klasifikojnë këtë të fundit sipas efekteve negative në organizmin e njeriut.

1024px FEMA 44263 Mold Remediation Awareness e1451525759594

Myku mund të jetë toksik, alergjik, patogjenik, i bardhë, i zi. Ai ka pamje nga më të ndryshmet dhe ka erën e tij karakteristike ! Myku është i rrezikshëm pasi lëshon në ajër spore të padukshme që ne i fusim në organizmin tonë përmes frymëmarrjes.

Këto biotoksina trupi nuk mund t’i metabolizojë dhe shpesh herë keqdiagnostikohet pasi simptomat janë të ngjashme me ato të alergjive!
Nëse sëmundja e mykut nuk kurohet në kohë, mund të zhviillojë komplikacione të tjera si astmë, sinozit dhe inflamacion të mushkërive. Ja shenjat më të zakonta të sëmundjes së mykut.

shutterstock 343839947 e1451526802362
1. Teshtimë

Kjo është për shkak se sporet e mykut mund të irritojnë hundën dhe fytin tuaj.

2. Rrufë ose hundë të bllokuara/ Frymëmarrje e rënduar dhe me ndërprerje

Kjo ndodh kryesisht kur sistemi imunitar krijon një mukozë për të mbrojtur trupin kundër sporeve të mykut.

3. Kollitje dhe formimi i gëlbazës

Ekspozimi ndaj mykut për një kohë të gjatë mund të çojë në komplikacione të tilla si pneumonia dhe bronkiti.

4. Sy të skuqur, të irrituar e të përlotur
Ashtu si alergentët e tjerë dhe myku mund të acarojë shqisat tuaja pasi janë ato, vija e parë që përballen me agjentët e jashtë dhe bëjnë filtrin e tyre.

5.Lodhje dhe dobësi / dhimbje e pashpjegueshme muskujsh

6.Shije metalike në gojë

Nëse vëreni që vuani nga këto shenja, apo druheni se në të ardhmen mund të vuani nga sëmundja e mykut pasi muret e shtëpise suaj janë me myk
Reagimi i njerëzve ndaj mykut nuk është i njëjtë. Ai varet nga shumë faktorë, si ekspozimi ndaj tij, gjendja e përgjithshme shëndetësore, mosha, sëmundjet apo alergjitë kronike, etj… Natyrisht, më të rrezikuarit janë fëmijët dhe moshat e thyera.

Shpërndaje në: