Ja si ta kuptoni nëse telefoni juaj përgjohet

Ja si ta kuptoni nëse telefoni juaj përgjohet

Po, është e mundur dhe për të kuptuar nëse dikush po përgjon telefonin tuaj ose jo duhet të kenë parasysh këto informacione.

Kontrolloni se sa gjatë mban bateria e telefonit tuaj dhe nëse qëndrueshmëria e baterisë zvogëlohet në mënyrë drastike ka mundësi që telefoni juaj të jetë duke u përgjuar.

Kontrolloni temperaturën e telefonit tuaj celular, pasi nëse ai nxehet edhe nëse ju nuk e përdorni atëherë dikush po e shrytëzon atë pa njohurinë tuaj.

Dëgjoni zërat paralel kur jeni duke biseduar. Jehonat mund të shkaktohen nga pengesat e transmetimit të të dhënave, sinjaleve ose zërit, por shkaktar mund të jetë edhe pajisja me të cilën një i tretë po përdor për të përgjuar telefonin tuaj.

Nëse vini re se është harxhuar një shumë e caktuar nga llogaria juaj ndërkohë që ju nuk e keni përdorur atëherë e kanë shrytëzuar telefonin tuaj.

http://www.albeu.com/kuriozitete/ja-si-ta-kuptoni-nse-telefoni-juaj-prgjohet/271692/

 

Shpërndaje në: