Ja si prodhohen rrotat që kushtojnë 18,000 USD nga Porsche (Foto/Video)
Këto rrota janë më të lehta dhe më të forta në të njëjtën kohë.
Këto rrota prodhohen për serinë ekskluzive të Porsche 911 Turbo S, transmeton Express. Vetëm 500 vetura të tilla do të ndërtohen. Duke qenë një seri e rrallë, Porsche ka vendosur të ndërtoj rrota të veçanta të cilat do të kushtojnë hiç më pak se 18 mijë dollarë amerikan.
Krahasuar me rrotat standarde prej alumini, këto do të jenë 20 përqind më të lehta dhe 20 përqind më të forta.
Për prodhimin e një rrote të tillë, nevojitet kombinimi i mbi 200 copave me fibra karboni.