Ja si mund ta bëni që lëkura juaj të shkëlqejë (Foto)
Këtu ka disa maska fytyre nga ato më të thjeshtat, me lëkurën e mollës që sapo ke ngrënë.
Losion për pastrim
Në një shishe qelqi përziej 100 g lëkurë nga një mollë e thartë jeshile, 200 g tul molle të thartë, 100 g sheqer dhe 1/2 litra ujë. Mbylle shishen mirë dhe lëre në një vend të nxehtë për një javë. Pas kësaj, kulloje dhe ruaje në frigorifer. Me këtë losion duhet ta pastrosh lëkurën tri herë në ditë.
Maskë për lëkurë mikse
Në qullin e mollës së pjekur shto pak hudhër të pjekur, një lugë mjaltë dhe pak sodë buke. Vendose maskën në një garzë të njomë, në mënyrë që të rrijë më lehtë në lëkurë. Mbi të vendos një fletë plastike dhe një peshqir. Mbaje 1-2 orë, pastaj fshije.
Maskë për lëkurë të yndyrshme
Lyeje fytyrën me uthull molle, duke pasur kujdes mos lëndon sytë. Derisa uthulla të teret, përgatit maskën nga molla e pjekur. Në purenë e mollëve shto një lugë mjaltë, një lugë losion nga receta paraprake dhe pak miell. Maskën mund ta vendosësh direkt mbi lëkurë ose me një garzë. Mbaje në fytyrë rreth gjysmë ore e më pas shpëlaje.
Maskë për heqjen e akneve
Në mollën e shtypur shtoni mjaltin dhe përzieni deri sa të përfitoni një masë homogjene. Pastaj këtë masë vendoseni në fytyrë dhe lëreni të veprojë për 20 minuta. Më pas pastrojeni fytyrën me ujë të ngrohtë. Kjo maskë nuk thahet, andaj mos prisni që ajo të thahet për ta pastruar fytyrën, transmeton Telegrafi.
Maska për lëkurë të thatë
Purenë e mollës së pjekur, përzieje me një lugë ajkë të ëmbël, të verdhën e vezës dhe një lugë mjaltë. Përzieje mirë masën e krijuar dhe lëre për disa minuta. Pasi ta kesh pastruar mirë fytyrën me lëkurën e mollës, lëre të thahet dhe më pas apliko maskën lehtë në fytyrë dhe dekolte. Mbaje për rreth 30 minuta dhe më pas shpëlaje me ujë të vakët.
Karota për shkëlqimin e lëkurës
Konsumi i karotave të mban lëkurën e shëndetshme dhe gjallëruese, falë sasisë së lartë me vitaminë C dhe antioksiduesve që kanë. Karotat mund të përdoren për të krijuar një maskë shumë të mirë për fytyrën. Përziej karota të grira imët me mjaltë dhe aplikoje si maskë në fytyrë për të arritur shkëlqim dhe freski.
Trajto shenjat dhe njollat
Lëngu i karotës është mjaft efektiv në largimin e njollave dhe shenjave në lëkurë, shkruan revistaclass. Përveç të tjerash, mund ta aplikosh tulin e karotës direkt në lëkurë për të larguar njollat dhe shenjat.