Ja si duket Jeep’i i parë plotësisht elektrik
Drejtori ekzekutiv i grupacionit Stellantis, Carlos Tavares, i ka zbuluar dje fotgrafitë e para të modelit të parë elektrik të Jeep.
Në fakt, Tavares i është drejtuar publikut, dhe ka prezantuar dy fotografitë e modelit të ri SUV janë bërë gjatë prezantimit të planit strategjik të Stellantis “Dare Forward 2030”.
Sipas tij, Jeep do të vazhdojë me iniciativat globale drejt elektrifikimit të plotë të të gjtha modeleve të automjeteve SUV.
Automjeti i parë plotësisht elektrik i Jeep do të jetë në dispozicion të blerësve në fillim të vitit të ardhshëm. Më shumë informata rreth këstij modeli do të publikohen gjatë muajve në vijim.