Ja se si ta mbroni fytyrën nga tharja…
Vjeshta është duke ardhur, ajri po bëhet i freskët dhe së shpejti lëkura jonë e pastër e verës do t’ia lërë vendin lëkurës së thatë. Fatmirësisht, ky efekt anësor i sezonit është tërësisht i shmangshëm sipas dermatologes amerikane Whitney Bowe, e cila sugjeron disa masa të thjeshta parandaluese që do të bëjnë shumë ndryshime në mënyrën se si ne dukemi apo ndjehemi që nga momenti kur gjethet fillojnë të bien, deri në çeljen e lules së parë në pranverë.
Përpara se shenjat e para shqetësuese të fillojnë të shfaqen, një nga mënyrat më të thjeshta për të qenë të përgatitur është të investoni për një makineri lagështire në dhomën tuaj, thotë Bowe. “Rritja e lagështirës në ajër do ndihmojë në parandalimin e tharjes së lëkurës”. Ajo sugjeron ta përdorim atë çdo natë për rezultatet më të mira, për ta rihidratuar lëkurën për ditët që do të vinë.
Më pas, bëni disa rishikime në rutinën tuaj të kujdesit për lëkurën. Përkushtimi ndaj shtresëzimit për disa minuta do ju ndihmojë nëse lagështira bie nën nivelin tuaj. “Kur lëkura thahet, qelizat e vdekura të lëkurës grumbullohen, duke e bërë të pamundur depërtimin e hidratuesit”, thotë Bowe.
Një serum i acidit hialuronik ose një formulë e mbushur me antioksidantë, e ndjekur nga një hidratues apo vaj do t’ju ndihmojë që ta bëni fytyrën tuaj të shkëlqejë për një kohë të gjatë. Për ta bërë më efektiv hidratimin, Bowe rekomandon trajtimin e fytyrës me ujë micelar përpara gjumit. Dhe kur të vijë mëngjesi, mos harro kremin e diellit.
Dhe në fund, për një shkëlqim të pakrahasueshëm, mbusheni dietën tuaj ushqimore me gjëra si sardele, vaj ulliri, fara liri dhe avokado, të cilat përmbajnë omega-3 dhe acide yndyrore që ndihmojnë në zëvendësimin e yndyrnave natyrore që kanë humbur gjatë motit të ftohtë.
Shmangni karbohidratet si buka e bardhë, pastat, frutat e thata dhe qumështi për ta larguar akoma më shumë inflamacionin dhe tharjen e lëkurës. Dimri po vjen, por nëse ndiqni këto këshilla lëkura juaj s’ka pse ta dijë.