Ja sa miliona dollarë dëme ka shkaktuar Pokemon Go për vetëm 148 ditë
Verën e kaluar loja Pokemon Go u shndërrua në hit. Ajo solli fiksime, gëzime por edhe dëmtime e vdekje.
Ekonomistët Mara Faccio dhe John McConnell kryen një studim në 148 ditët e para që nga debutimi i lojës në shtetin e Indiana në SHBA.
Ata mësuan se loja kishte qenë shkaktare e humbjes së dy jetëve dhe dëme ekonomike mes 5.2 milion deri në 25.5 milion dollar. Në tërë SHBA-në kjo humbje përllogaritet në 2 deri në 7.3 miliard dollar.
Raporti tregon gjatë 148 ditëve kishin ndodhur 286 aksidente vetëm në Indiana. 134 prej tyre kishin ndodhur pranë pokestopëve.
Ekonomistët mësuan se numri i aksidenteve ishin më i lartë pranë pokestopëve dhe palestrave ku pokemonën janë më prezentë.
Aksidentet ishin shkaktuar ngaqë njerëzit që ndalonin makinën në mesin e rrugës dhe dilnin për të kapur pokemonët.
Loja Pokemon Go po i bënte njerëzit budallenj!