Ja risia që synon ta sjell së shpejti Facebook

Ja risia që synon ta sjell së shpejti Facebook

Kompania Facebook ka hapur bisedimet me disa nga bankat më të rëndësishme botërore, për të negociuar ofrimin e shërbimit të klientit nëpërmjet rrjetit social.

Lajmin e kanë dhënë përfaqësues të kompanisë, të cilët treguan se synojnë që nëpërmjet Messenger-it, të mund të bëjnë lidhjen e klientit, me oficerët e shërbimit të bankave.

Ky shërbim synohet të arrihet nëpërmjet lidhjes së llogarisë bankare me Facebook-un apo Messenger-in personal, ndërsa më pas do të ofrohej automatikisht shërbimi për klientin dhe do të lejonte kryerjen e shumë veprimeve.

Gjithsesi debati edhe në këtë rast lidhet me privatësinë e llogarive bankare, pasi nëse i jepet akses rrjetit social, atëherë Facebook mund të marrë një sërë të dhënash mbi transaksionet, transmeton tch.

“Ne nuk do ta përdorim këtë informacion përtej asaj që duhet për të ofruar shërbimin e klientit. Ne e kemi të qartë se pjesa më kritike e këtij bashkëpunimi, është të ruajmë informacionin dhe t’i bëjmë njerëzit të ndjehen të sigurt”, tha Facebook nëpërmjet një deklarate zyrtare

 

Shpërndaje në: