Ja pse vezët duhet të jenë në tryezën tuaj

Ja pse vezët duhet të jenë në tryezën tuaj
Proteinat e pranishme në vezë përmirësojnë qarkullimin dhe zvogëlojnë shtypjen e gjakut, dhe në këtë mënyrë zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës.
Gjatë një studimi të realizuar kohë më parë, shkencëtarët kanadezë kanë testuar efektet e vezët e ziera dhe të fërguara.

Ata kanë zbuluar se proteinat e pranishme në vezë nën ndikimin e enzimave tretëse konvertohen në peptide të cilat bllokojnë procesin e ngushtimit të enëve të gjakut.

Efekt më të madh kanë proteinat nga vezët e fërguara, megjithatë duhet të kihet parasysh edhe veprimi negativ i vajit për fërgim.

Megjithatë mjekët vazhdojnë të rekomandojnë konsumim të kufizuar të vezëve, kjo për shkak të sasisë së lartë të kolesterolit të pranishëm në to.

Shpërndaje në: