Ja pse preferohet të shëtitni këmbëzbathur në plazh!
Përveç se të merrni diell, të laheni, relaksoheni dhe të luani , në plazh mund të bëhen dhe shumë aktivitete të tjera si për shembull të ecni këmbëzbathur ne rërë, gurë apo në ujë.
Jo vetëm që është diçka shumë e këndshme, por edhe e shëndetshme.
Në fakt e ashtuquajtura “beach ëalking” sjell shumë dobi, të cilat do i zbuloni në këtë artikull.
Të ecni pa këpucë në rërë lejon këmbët të lëvizin në mënyrë natyrale dhe stimulojnë qarkullimin e gjakut.
Është mire që këtë ecje ta bëni kur temperaturat nuk janë shume te larta këshillohet të ecni herët ne mëngjes apo në vonë pas darke.
Por cilat janë te mirat e tjera?
- Digjni shumë kalori dhe pa shpenzuar asgjë.
- Ecja në plazh ju ndihmon për te shkarkuar tensionin.
- Furnizoheni me vitaminë D.
- Luftoni fryrjen e këmbëve.
- Mbusheni me energji pozitive dhe ju kthehet humori i mirë.