Ja pse po vdesim gjithnjë e më shumë nga kanceri

Ja pse po vdesim gjithnjë e më shumë nga kanceri

Dr. Bhavesh Balar është hematolog dhe onkolog në ‘CentraState Medical Center’ dhe drejtori mjekësor në ‘Regional Cancer Care Associates’ në New Jersey. Sipas tij, lajmi i mirë i vetëm është se shumë prej atyre që mësojnë se kanë kancer mund të diagnostikohen më shpejt dhe të jetojnë më gjatë, duke e trajtuar atë, se sa çdokush tjetër më parë në histori. Janë të paktën 14.5 milionë persona që i kanë mbijetuar kancerit në SHBA. Ndërkohë që ka shumë faktorë që kontribuojnë në shfaqjen e kancerit, janë tre arsye të mëdha pse është rritur numri i rasteve me kancer.

Me kancer sëmuren më shpesh të moshuarit

Ashtu si sëmundjet e zemrës, kanceri në masë të madhe ndikon në popullatën me moshë më të vjetër. Rreth 77 për qind e të gjithë kancereve janë diagnostikuar te njerëz mbi moshën 55 vjeç, ky segment i popullsisë të SHBA-së pritet të dyfishohet deri në vitin 2060. Sipas Institutit Kombëtar të Kancerit, të moshuarit kanë një jetëgjatësi mesatare prej rreth 79 vjetësh, mesatarisht, ndërsa 73 është mosha mesatare e vdekjes nga kanceri.

Obeziteti shton rrezikun për disa lloje të kancerit

Një faktor i dytë i rëndësishëm në normat tona të rritjes së kancerit është beteja me obezitetin dhe mungesës së vazhdueshme të dietës së përshtatshme, stërvitjes dhe kontrollit të peshës. Në vitin 2014, Shoqëria Amerikane e Onkologjisë Klinike (ASCO) nxorri një raport ku paralajmëronte se obeziteti së shpejti do të arrijë nivelin e duhanit si faktor rreziku nr 1 për kancerin. Obeziteti është i lidhur me rritjen e llojeve të kancerit të gjirit: (pas menopauzës), zorrës së trashë dhe ezofagut, veshkave, gjendrës tiroide dhe tëmthit.

Disa lloje të kancerit janë në rritje

Pavarësisht se është rritur ndërgjegjësimi janë disa lloje të kancerit që vazhdojnë të fitojnë terren dhe të kontribuojnë në rritjen e kancerit. Papillomavirus (HPV) është një sëmundje seksualisht e transmetueshme, më e zakonshmja ndër sëmundjet e tilla dhe përbëhet nga 40 mutacione të ndryshme.Rreth 79 milionë amerikanë janë të infektuar, shumica e të cilëve nuk kanë simptoma të jashtme. FDA ka miratuar vaksinat që mund të mbrojnë kundër disa prej llojeve më të zakonshme. Por kanceri i qafës së mitrës i është atribuar gjithnjë e më shumë këtij faktori risku, HPV, duke përfshirë kanceret e fytit, gjuhës dhe bajameve, apo në vaginë, vulvë, anus dhe penis. Virusi mund të shkaktojnë që qelizat normale në lëkurën e infektuar që bëhen abnormale.Në shumicën e rasteve, trupi lufton infeksionin HPV natyrshëm dhe qelizat e infektuara pastaj kthehen në normale. Por në rastet kur trupi nuk ka luftuar virusin, HPV mund të shkaktojë ndryshime qelizore që eventualisht mund të kthehen në kancer pas infeksionit fillestar. Në rritje vitet e fundit janë edhe kanceret gastrointenstinale, ato të lëkurës, etj.

Diagnostikimi i hershëm, rezultat i suksesshëm

Sa më shpejt të mësohet se keni kancer aq më shumë shanse ka për t’u shëruar. Ashtu si shumë kushte mjekësore të rrezikshme për jetën, diagnoza e hershme mund të rrisë shanset tuaj për të jetuar një jetë më të gjatë.

Shpërndaje në: