Ja pse nuk duhet t’i thani rrobat në shtëpi!
Tharja e rrobave në ambiente të mbyllura rezulton të jetë e dëmshme për shëndetin, sidomos për njerëzit me sistem të dobët imunitar apo që vuajnë nga astma.
Kur rrobat thahen brenda në shtëpi, këto të fundit e rrisin nivelin e lagështisë në ajër me 30%.
Në këtë gjendje krijohen kushtet idelae për zhvillimin e sporeve të mykut. Një lloj myku fungal i njohur si Aspergillus fumigatus spore, duket se zhvillohet në shtëpitë ku thahen rrobat brenda, e është shumë i dëmshëm pasi mund të shkaktojë infeksione të mushkërive.
Njerëzit me probleme të aparatit respirator mund të kenë jo pak shqetësime gjithashtu nga rrobat e thara në shtëpi.
Mënyra më e mirë për të tharë rrobat është në ambient të jashtëm.