Ja pse nuk duhet të konsumoni mish të kuq

Ja pse nuk duhet të konsumoni mish të kuq

Studimet e fundit dhe hulumtuesit kanë hedhur dritë mbi efektet negative që i shkaktohen shëndetit nga konsumi i mishit të kuq.

Ja disa nga arsyet pse duhet të largoheni nga konsumi i mishit të kuq:

Probleme me zemrën:

Konsumi i mishit të kuq mund të ju shpie direkt në dështim akut të zemrës. L-carnitine, lëndë ushqyese e mishit të kuq rritë bakteret në zorrë dhe nxitë formimin e trimethylamine N-oksid (TMAO) një substancë e dëmshme kimike. Sipas ekipit të ekspertëve, shumica nga 1000 pacientët me probleme të zemrës që ishin të përfshirë në studim kishin nivele të larta të TMAO, transmeton lajmi.net

Rreziku nga kanceri: 

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se mishi i përpunuar mund të çojë në kancer. Në deklaratën e saj zyrtare OBSH tha se konsumi i 50g e mish të përpunuar në ditë – më pak se dy feta proshutë – rrit mundësinë e zhvillimit të kancerit kolorektal për 18 për qind. Mishi përpunohet me qëllim të ruajtjes apo ndërrimit të shijes, ndërsa shtesat mund të jenë kanceroze.

Menstruacionet e hershme: 

Ekspertët kanë treguar se konsumi i shpeshtë i mishit të kuq tek vajzat e reja mund të çojë në fillimin e hershëm të menstruacioneve duke pasur parasysh që kjo dukuri është e lidhur me rrezikun e kancerit të gjirit, sëmundje të zemrës, obezitetin dhe diabetin e tipit 2.

Gurët në veshka: 

Mishi i kuq, mishi i shpezëve dhe gjallesave të detit – i tillë si i gaforreve janë burime të pasura të zinkut. Niveli i lartë i zinkut, një mineral i rëndësishëm dhe lëndë ushqyese, në trup mund të çojë në formimin e gurëve në veshka, sugjeron një hulumtim./lajmi.net

Shpërndaje në: