Ja pse nuk duhet të hani hudhër para gjumit

Ja pse nuk duhet të hani hudhër para gjumit

Për hudhrën rekomandohet të jetë ushqim që nuk duhet të mungoj në ditë.

Dobitë shëndetësore janë të panumërta, hudhra është efikase në trajtimin e sëmundjeve si ateroskleroza, ishemia, problemet me imunitetin, artritin dhe problemeve me shikimin.

kundër virozave dhe inflamacionit, por tek gjumi ajo nuk ka asnjë ndikim në cilësinë e tij.

Ne do ju sjellim disa arsyje përse hudhra nuk rekomandohet të konsumohet para gjumit:

Hudhra irriton stomakun

Hudhra e stimulon të gjithë sistemin tretës, ndaj sasitë e mëdha të hudhrës të ngrëna në mbrëmje, intensifikojnë sekretimin e lëngjeve gastrike dhe të pështymës.

Një gjë e tillë do t’ju lërë pa gjumë. Sekreti i përvetësimit të vlerave të hudhrës është ta konsumoni atë në mëngjes ose në drekë.

Hudhra e mirë për rrugët e frymëmarrjes

Hudhra hap rrugët e frymëmarrjes dhe përthan sekrecionet. Por kjo nuk do të thotë që hudhrën duhet ta hani përpara gjumit.

Mjafton që atë ta konsumoni gjatë ditës rregullisht, pra në mëngjes ose rreth drekës.

Hudhra ndihmon sistemin imunitar dhe atë kardiovaskular të funksionojnë në mënyrë maksimale. Sa i përket gjumit ju rekomandojmë një sërë ushqimesh siç janë: spinaqi, arrat, brokoli, kungulli, avokado, banania.

Njerëzit që kanë probleme me gjumin duhet të shmangin ushqimet e përpunuara. Ushqimet me sheqer, karbohidrate, yndyrë kanë një ndikim të fortë në procesin përgjumës të trupit.

Shpërndaje në: