Ja pse nuk duhet ta lini asnjëherë shishen e ujit në makinë
Rrezet e diellit kur reflektojnë përmes një shisheje me ujë arrijnë deri në nxehtësinë 250°C. Lëngu dhe materiali i pastër mund të ndihmojë për nisjen e një zjarri.
Rasti i një shoferi në SHBA, i cili ishte duke drekuar kur vuri re që nga kamioni i tij po dilte tym është bërë virale tashmë dhe shkaku mësohet se ishte një shishe me ujë.
Ai vuri re që flaka po vinte pranë një shisheje uji dhe zjarri nisi të përhapej te sediljet.
Përmes kësaj videoje të publikuar në Facebook nga kompania “Idaho Power” do të shikoni sesa e rrezikshme është të lini një shishe plastike me ujë brenda makinës në një ditë me diell.
Edhe zjarrfikësit paralajmërojnë shoferët për rrezikun që mund të vijë nga një shishe me ujë.