Ja pse mëngjesi është shumë i rëndësishëm

Është shumë me rëndësi të theksohet se nutricistët për vite me radhë po tregojnë rëndësinë e mëngjesit.
Por bazuar në kërkimet që ka bërë edhe Universiteti King në Londër, thuhet se mëngjesi është më i rëndësishme, bile më i rëndësishmi gjatë tërë ditës, shkruan Dailymail, përcjell Periskopi.
Të rinjët të cilët nuk e hanë mëngjesin, mund të mos jenë të koncentruar për të vendosur apo bërë aktivietete ditore.
Sidomos,ata që kanë mungesë të acidit folik, kalciumit dhe jodit. E kur është mungesë e këyre mund të ndodh që të kenë funksion të dobët të trurit, duke shkaktuar më pastaj probleme me shëndetin.
Kërkimet e bërë nga Gazeta e Nutricistëve Britanik, tregon zakonet e të ushqyerit për personat 4 deri 18 vjeç, nga viti 2008-2012.
Ata kanë gjetur se fëmijët nga 4-18 vjeç i ikin mëngjesit teksa edhe fëmijët 4 dhe 10 veprojnë njësojë. Studiusja e këtij kërkimi dr. Gerda Pot ka thënë:
“Hulumtimi dëshmon evidencën se mëngjesi është çelësi se diku pesë për qind e fëmijëve nuk marrin mjaftueshëm jod, dhe 7 përqind fosfat. Humbjet e hekurit, folatit, kalciumit dhe jodit luajnë një rolo shumë të rëndësishëm për shëndetin”, ka thënë dr Gerda.
E sipas saj fëmijët të cilët nuk kanë mjaftueshëm jod, ata mund të kenë pengesa për shëndetin, si pengesë në frymarrje. Kjo pasi që nuk kanë mjaftueshëm oksigjen, derisa kalciumi është shumë me rëndësi për forcimin e shtrave./Periskopi