Ja pse duhet të presësh moshën 30-vjeçare për t’u martuar
Një psikologe martesash, Ashley Paige, jep disa arsye interesante pse duhet të martohesh pasi të kesh prekur të 30-at.
Kohët e fundit, kam parë të gjitha njoftimet, fotot e shumë të rinjve që më dalin edhe në profilin tim në Facebook, ndërsa janë duke bërë betimin ‘derisa vdekja të na ndajë’, dhe në vetvete kam qenë në mëdyshje. Ç’është gjithë ky nxitim? Mendoj se edhe nëse je e bindur se ke gjetur shpirtin binjak, nuk të siguron asgjë certifikata e martesës apo të lidh ajo deri në vdekje. Natyrisht, ka edhe rrethana kur martesa është ajo që i jep kuptim gjithçkaje, por për pjesën më të madhe të njerëzve, që kanë një qëllim për të arritur në jetë, mendoj se mënyra më e mirë është të presin derisa të krijojnë siguri në jetë, për vete, por edhe për partnerin, të fitojnë qetësi dhe maturi në jetën e tyre. Disa janë para afatit; të tjerët nuk e zbulojnë atë lloj sigurie as kur kanë prekur të 30-at. Ka disa gjëra që nuk përsëriten në dekadën më të rëndësishme të jetës, ajo mes viteve 20 – 30, por edhe nga bisedat me shumë mikesha të miat, martesa në të 30-at ka disa favore dhe gjëra të mira që duhen thënë:
1. Nëse je të 30-at, ke dalë mjaftueshëm, kështu që e di mirë se çfarë do nga një partner dhe çfarë nuk do. Nëse takon dikë, e kupton menjëherë që ai është personi i duhur ose jo.
2. Dasma jote mund të ketë më shumë miqtë e tu se sa miqtë e prindërve të tu.
3. Je rritur mjaftueshëm edhe në karrierë dhe nuk ndjen se tani të mungon diçka.
4. Mund të kesh një fundjavë relaksi të gjithën për vete në spa (kur çdokush tjetër nxiton të shkojë në krevat pas një dite të lodhshme me fëmijët apo sepse është shtatzënë), sepse askush nuk të shoqëron dhe nuk ka të njëjtat interesa me ty.
5. Njerëzit jetojnë më gjatë tani (sipas shkencës), kështu që kur martohesh vonë, i jep mundësi vetes të jesh për një kohë më të gjatë me një marrëdhënie të shëndetshme dhe aspak të konsumuar.
6. Ke pasur kohë mjaftueshëm për të treguar kush je dhe cilat janë gjërat që të interesojnë si e rritur, po ashtu cili është partneri që të përshtatet dhe që meriton të jetë me ty. Por edhe personi në fjalë ka të njëjtin qëllim.
7. Pas festave dhe jetës sociale në të 20-at, i vlerëson më shumë netët e qeta dhe jetën martesore.
8. Je më e suksesshme në karrierë, edhe për shkak të shumë viteve që të japin siguri, kështu që mund të paguash gjithçka që ka lidhje me ty në dasmën tënde – pa u mbështetur te mami apo te babi.
9. Seksualisht, je e sigurt dhe e di mirë të kërkosh atë që do.
10. I ke parë të gjitha gabimet që kanë bërë mikeshat e tua gjatë këtyre viteve (deri edhe tek fustani i shoqërueseve. Seriozisht?), kështu që ti, natyrisht nuk do t’i bësh.
11. Nëse do të zgjedhësh një vend të veçantë për ceremoninë e dasmës, miqtë 30-vjeçarë, natyrisht janë shumë të gatshëm të vijnë.
12. Në këtë periudhë të jetës, njeh më shumë lloje kuzhinash dhe recetash, kështu që menusë së dasmës mund t’i shtosh një larmi ushqimesh.
13. Ke pasur më shumë kohë për të udhëtuar.
14. Kur martohesh në të 30-at, e ndien veten më të sigurt dhe më të pavarur, dhe krijon një komunikim më të hapur me partnerin, sepse nuk është nevoja ta mbështetni njëri-tjetrin në rrethin shoqëror, tashmë e keni krijuar pavarësinë.
15. Ti e di kush je, ndaj nuk ke pse pretendon të bësh sikur të pëlqen diçka, kur në të vërtetë nuk të pëlqen. Je mjaft komode me atë që je dhe atë që kërkon edhe nga partneri.
16. Mbi të gjitha, është gjëja më e mirë të presësh derisa të kesh zbuluar veten plotësisht.