Ja pse duhet ta vendosni një sfungjer në frigoriferin tuaj!
Frigoriferi është padiskutim një ndër pajisjet elektroshtëpiake më të përdorura dhe më të dobishme në familjet shqiptare.
Frigoriferi është vendi ku ne vazhdimisht mbajmë ushqimin dhe logjikisht, ai është i prirur të marrë erë në momentin kur këto ushqime qëndrojnë për një kohë të gjatë. Nuk keni përse të rrini e ta pastroni çdo moment.
Vendosni një sfungjer të papërdorur në sirtarin ku zakonisht mbani fruta dhe perime dhe do të keni rezultate fantastike. Sfungjeri do të thithë lagështinë e tepërt dhe do t’i ndihmojnë ushqimet të rezistojnë më shumë.
Sapo të vini re se sfungjeri bëhet i lagësht mund ta zëvendësoni me të tjerë.