Ja përse shkrimi i mjekëve është i pakuptueshëm
Nëse keni marrë ndonjëherë një recetë, të shkruar nga një mjek, ose keni shikuar shënimet nga vizita juaj, e vëreni se e keni krejtësisht të pamundur të lexoni përmbajtjen e saj.
Për shumicën, kjo gjë zgjon kurreshtje, dhe duan ta dinë përse ndodh që shkrimi I një doktori është I tillë. Këto janë disa nga arsyet të cilat thuhet se ndikojnë që mjeku ka një shkrim të tillë.
Shkrimi I tepërt është shkrim I keq- Mjekët duhet të shkruajnë më shume sesa çdo punë tjetër. Në fushën mjekësore, nëse nuk është e dokumentuar nuk do ndodh. Ditët e gjata me shkrime të shumta, rezultojnë në duar të lodhura. Dorëshkrimi I shumicës së mjekëve përkeqësohet gjatë ditës, pasi muskujt e vegjël të duarve lodhen.
Nxitimi- Nëse mjekët do të kalonin një orë me çdo pacient, ata mund të jenë në gjendje të ngadalësohen dhe tu japin duarve të tyre pushim. Por realiteti është se shumica e mjekëve, janë në nxitim. Për shembull, nëj pacient mund të ketë vetëm 15 minuta, për të diskutuar 8 çështje mjekësore dhe të bëjë pyetje të rëndësishme në lidhje me recetat. Me kaq shumë pacientë për të parë, në një kohë të kufizuar, mjekët janë më të shqetësuar për marrjen e informacionit sesa përsosjen e shkrimit të tyre.
Qartësia aty ku është e rëndësishme- Mjekët duhet të jenë të kujdesshëm kur bëhet fjalë për recetat, në të cilat një gabim I vogël mund të ketë pasoja të mëdha. Për shembull në vend se të shkruhet ‘’mg’’ ose ‘’mcg’’ mjekët preferojnë të shkruajnë ‘’miligram’’ ose ‘’mikogram’’.
Ndërsa tani preferohet që doktorët të fillojnë shkrimin e recetave, në mënyrë elektronike, për shkak se kështu do mund të evitohen problemet me shkrimin e tyre.