Ja përse rrethi i gjelbër formohet përreth vezëve të ziera
Kështu ndodh kur të verdhët dhe të bardhët e vezës takohen. Hekuri nga të verdhët e vezës reagon si hidrogjen sulfid nga të bardhët e vezës, kur veza të zihet, transmeton Telegrafi.
Për t’u shmangur kjo patjetër duhet të dini se si t’i zieni vezët. Nëse vezët janë tepër të ziera do të bëhen të pangjyra.
Në rend të parë ju nevojitet një tenxhere e madhe në të cilën vezët do të jenë në një nivel. Vendosni vezët në tenxhere dhe qitni ujë dhe vënia kapakun.
Përgatitja:
– vezët lini në ujë të vluar 15 minuta
– pastaj qitni ujë të ftohtë, kjo do të ndërpresë procesin e zierjes dhe do të pengojë dëmtimin e vezëve
– hiqjani lëvozhgën dhe kënaquni me vezë të ziera perfekt
Nëse dëshironi vezë të ziera fort nuk ka nevojë që t’i zieni më shumë se 15 minuta. Në të kundërtën, të bardhët e vezëve do të bëhet e lagësht, ndërkaq të verdhët do të shpartallohen.
Vezët një herë lini në ujë të ftohtë në temperaturë të ulët që të mos formohet rrethi i gjelbër rreth të verdhëve të vezëve, por edhe proteinat në këtë mënyrë do të ashpërsohen. /Telegrafi/