Ja përse femrat jetojnë më gjatë sesa meshkujt
Atyre u pëlqen ta konsiderojnë veten si seks më i fortë, por kur vjen puna tek jetëgjatësia, meshkujt jetojnë më pak se femrat.
Dhe tashmë, shkencëtarët kanë arritur të zbulojnë arsyen përse.
Ata thonë se kromozomi Y, ose më saktë, humbja e tij, mund të jetë shkaku i jetës së shkurtër tek meshkujt.
I gjendur vetëm tek gjinia mashkullore, kromozomi Y përmban ADN -në që i bën meshkujt të jenë të tillë dhe është prezent thuajse në çdo qelizë të trupit, shkruan tvklan. Por tek disa meshkuj, me kalimin e viteve ai nis të zhduket nga disa qeliza të gjakut.
Studime të mëparshme kanë dalë në përfundimin se zhdukja e këtij kromozomi tek meshkujt bën që ata të vdesin në moshë më të re dhe të vuajnë nga disa lloje të ndryshme kanceri.
Shkencëtarët thonë se kanë arritur të krijojnë gjithashtu një lidhje mes kromozomit Y dhe shfaqjes së sëmundjes së Alzheimer.