Ja përse çiftet qëndrojnë bashkë edhe pse nuk janë të lumtur

Ja përse çiftet qëndrojnë bashkë edhe pse nuk janë të lumtur

Të qëndrosh në një marrëdhënie edhe nëse nuk je i lumtur, duket budallallëk, por nuk është i pazakontë.

Madje shkencëtarët thonë se ka një arsye shkencore përse partneri zgjedh të mos i japë fund lidhjes, edhe pse ndihet i palumtur.

Studiuesit në Universitetin Utah pretendojnë se njerëzit vazhdojnë të jenë në një lidhje që nuk po shkon sipas pritshmërive, sepse ndjejnë se personi tjetër është tepër i varur dhe thjesht zgjedhin të mos largohen nga altruizmi.

Studimet e mëparshme kanë treguar se arsyeja e vetme që ka një person për të mos i dhënë fund marrëdhënies ku ndihet i palumtur, është sepse ka frikë të jetë vetëm dhe mendon se nuk do të jetë e lehtë të gjejë një partner tjetër.

Megjithatë, studimet e reja e hedhin poshtë këtë hipotezë dhe theksojnë se njerëzit janë më të ndjeshëm kur është fjala për t’i dhënë fund një marrëdhënieje.

Sa më i varur beson se është partneri yt, aq më pak ka gjasa ke që t’i japësh fund lidhjes, duke vënë para nevojat e partnerit në vend të vetes./Kosovarja/

Shpërndaje në: