Ja përse atletët duhet të hanë pure të patates para se të garojnë

Ja përse atletët duhet të hanë pure të patates para se të garojnë

Pureja e patates është një ‘karburant ideal’ për atletët dhe mund të forcojë performancën po aq sa xheli i karbohidrateve, pretendojnë shkencëtarët.

Çiklistëve të trajnuar që iu dha 60g karbohidrate pire të patates çdo orë, përfunduan një garë eksperimentale gjashtë minuta më shpejt sesa ata që pinin vetëm ujë.

“Qëllimi ynë i studimit ishte të zgjeronim dhe të diversifikojmë opsionet e “karburantit” të garave për atletët dhe të kompensojmë lodhjen”, deklaroi studiuesi kryesor, Prof. Nicholas Burd.

Gjatë stërvitjes intensive, trupi kërkon karbohidrate sepse konsiderohet si transferuesi më i efektshëm i energjisë tek muskujt, në krahasim me proteinat dhe yndyrën.

Puretë e patates dhe xheli i karbohidrateve çikluan dukshëm më shpejt, duke iu nevojitur 33 minuta për ta arritur finishin, në krahasim me 39 sosh nga grupi që konsumonin ujin.

Studiuesit zbuluan se ata që murrën purenë e patates dhe xhelat e karbohidrateve kishin përqendrime më të larta të glukozës në gjakun e tyre, gjë që tregoi se trupi i tyre po mban në nivel sheqerin në gjak.

Ata gjithashtu kishin përqendrime të larta të laktatit në gjak, gjë që vonon lodhjen e muskujve dhe për këtë arsye është një aftësues i përformimit më të lartë, sipas shkencëtarëve.

Studiuesit nuk testuan efektet e patate të skuqura ose produkteve të tjera me bazë patateje në atletë.

Shpërndaje në: