Ja lëngu që ju shkrin kilogramët
Nuk ka asnjë pilulë magjike që iu ndihmon të humbni peshë shpejt, dhe pa e dëmtuar shëndetin tuaj të përgjithshëm.
Por është një lëng i shëndetshëm natyral që ju ndihmon të humbni kilogramët e tepërt edhe më shpejt se sa e keni menduar ndonjëherë, transmeton Klan Kosova.
Por çfarë ju duhet për këtë lëng?
1 kërcell selinoje
1 trangull të madhësisë së mesme
1 gotë majdanoz të prerë
3 ananasa
Si ta përgatisni?
Lani mirë të gjithë përbërësit derisa ananasin qërojeni.
Përzieni të gjithë përbërësit mirë në një mikser (blender). Mos i shtoni asnjë mëlmesë, as kripë e biber e as asgjë tjetër.
Këtë lëng konsumojeni brenda 15 minutash, pasi ta përgatisni në mënyrë që të mos i humbasë vlerat.
Preferohet që këtë lëng ta konsumoni në mëngjes.
Nëse e kombinoni këtë lëng me regjim të shëndetshëm ushqimor dhe ushtrime, do t’i shihni rezultatet shumë shpejt, aq shpejt sa edhe vetë do të mahniteni.