Ja kush do të jetë ndihmësi i Ismet Munishit te Gjilani
Agim Maliqi, do të jetë pjesë e stafit të trajnerit Ismet Munishi te Gjilani.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi, duke bërë se Maliqi ka kompletuar pjesën e asistenetëve të skuadrës ‘kuqebardhë’.
Postimi i plotë:
“Ismet Munishi sot i është bashkuar skuadrës sonë, ku ju besua posti i kryetrajnerit të skuadrës.
Në stafin e kryetrajnerit Ismet Munishi, ku bëjnë pjesë Alban Hyseni dhe trajneri i portierëve Enver Sermaxhaj, sot gjithashtu ju bashkua edhe ndihmës trajneri Agim Maliqi, ku do të kompletoj pjesën e asistentëve të kryetrajnerit të ri në skuadrën tonë.
Maliqi do të zë vendin e asistentit të deritanishëm Granit Dervisholli, të cilin skuadra e falemnderon për punën e tijë sa ishte pjesë e stafit të ish trajnerit tonë, Bylbyl Sokoli.
Kujtojmë se Agim Maliqi, gjithashtu ishte pjesë e stafit të trajnerit Ismet Munishi, sa ishte pjesë e skuadrës nga Suhareka, KF Ballkani
Klubi i dëshiron mirëseardhje Maliqit dhe i dëshiron suksese në vazhdim së bashku me skuadrën tonë”, ka shkruar Gjilani.
Ndeshja e parë e Gjilanit në krye me Ismet Munishin do të jetë nesër më fillim nga ora 13:00 ndaj Trepçës ’89, në stadiumin e qytetit në Gjilan.