Ja kur mund t’a pësoni sulmin në zemër, shkencëtarët tregojnë

Ja kur mund t’a pësoni sulmin në zemër, shkencëtarët tregojnë

Kalendari mund të jetë një mjet tjetër që mund t’ju ndihmojë të vlerësoni rrezikun e zemrës suaj: Sezoni dhe dita e javës mund të ndikojë në shanset tuaja për të pasur atak në zemër, thonë studime të reja nga Suedia.

Studiuesit analizuan të dhëna mbi 156,000 pranime që ishin në spital dhe që vuanin nga sulmi në zemër gjatë shtatë viteve. Ata zbuluan disa dallime habitëse në kohën e sulmit në zemër. Kur shikoni ditët e javës, sulmet më të mëdha të zemrës ndodhën të hënën dhe dita kur ndodhën më së paku është e shtunë. Në fakt, rreziku i sulmit në zemër ishte 11% më i lartë të ndodhë të hënën, sesa në ditët e tjera të javës.

Të rinjtë, njerëzit që punonin dukeshin më të ndjeshëm ndaj ditës së hëne, dhe për këtë arsye rreziku i sulmit në zemër ishte 20% më i lartë në ditën e parë të javës së punës.

Ushtrimet janë një mënyrë e shkëlqyeshme për të promovuar shëndetin e zemrës.

Kur vie deri tek muaji se cili është më i rrezikshmi për të pësuar sulm në zemër, Dhjetori është muaji më i rrezikshëm ndërsa më së paku i rrezikshëm është muaji korrik.

Pushimet verore në Korrik janë më të sigurta për shëndetin e zemrës, sesa ato të dimrit siç janë Viti i ri dhe Krishtlindjet, shkruan Periskopi.

Koha në të cilën më së shumti ndodhin sulmet në zemër janë të hënave në mëngjes kur filloni punën, thonë shkencëtarët./Periskopi/

 

Shpërndaje në: