Ja kur do të performojnë Anxhela Peristeri dhe Gjon Muharremaj në finalen e ‘Eurovision’
Sonte do të mbahet nata finale e festivalit evropian “Eurovision 2021”, ku shqiptarja Anxhela Peristeri me këngën e saj “Karma” do të përfaqësoi Shqipërinë në finale të këtij festivali, po ashtu pjesë e finalës edhe një shqiptar tjetër i cili përfaqeson shtetin e Zvicrës.
Përmes shortit të hedhur, Anxhela do të përformojë e dyta në finale, e që shqiptari Gjon Muharremaj do të përformojë i 11-ti.
Nata finale do të hapet nga Qiproja me këngëtaren, Elena Tsagrinou, dhe plotë 26 artistë nga 26 shtete të ndryshme do të ngjiten në skenën e madhe të festivalit evropian, e që këtë vit po mbahet në Rotterdam të Holandës.
Finalja e madhe e këtij festivali, do të fillojë nga ora 21:00 me kohën tonë lokale.