Ja disa këshilla për të shmangur helmimin nga ushqimi

Ja disa këshilla për të shmangur helmimin nga ushqimi

Helmimi me ushqim shkaktohet nga ngrënia e ushqimit apo konsumimi i ndonjë pije e cila është e kontaminuar me lloje të caktuara të baktereve, paraziteve, viruseve apo toksinave tjera.

Ushqimi mund të kontaminohet në mënyra të ndryshme, ndërsa mënyra më e mirë për të shmangur helmimin nga ushqimi, është duke i ndjekur këto këshilla:

Gjithmonë pastroni duart

Sigurohuni që mishi është i pjekur mirë

Nëse dikush ka gastroenterit, mos e lejoni ta prekë ushqimin të cilin ju do ta hani

Mos i lini kafshët shtëpiake, mizët apo insektet tjera afër ushqimit

Mos e ruani ushqimin në temperatura të pacaktuara – kjo u mundëson baktereve të rriten

Cilat janë simptomat e helmimit nga ushqimi?

Marramendje

Diarre

Vjellje

Dhimbje stomaku

Djersitje, grip apo ethe

Dhimbje të kokës

Lodhje të tepërt

Këto simptoma mund të jenë të njëjta edhe me sëmundje tjera, por nëse jeni të vetëdijshëm se mund të keni ngrënë ushqim të kontaminuar, atëherë është mirë të shkoni menjëherë te doktori.

Gjithashtu vlen të ceket se disa njerëz janë më të rrezikuar se tjerët për t’u helmuar nga ushqimi. Personat në moshë, fëmijët, gratë shtatzënë dhe njerëzit me sistem të dobët të imunitetit duhet të kujdesen më shumë gjatë përgatitjes dhe ngrënies së ushqimit. /Telegrafi/

 

 

Shpërndaje në: