Ja çka shkroi Kurti në librin e zisë për Kadarenë (FOTO)
“Pikëllimi është i thellë, admirimi është i fortë. Me mall e mirënjohje, Albin Kurti, kryeministër i Republikës së Kosovës”, këto janë disa nga fjalët që Kurti i shkroi në librin e ngushëllimeve për poetin, Ismail Kadare.
Kurti bashkë me ministra e deputetë, kanë bërë homazhe para arkivolit me trupin e Kadaresë, i cili vdiq më 1 korrik në moshën 88-vjeçare.
Pas homazheve ku morën pjesë familjarët e të ndjerit, miqtë, e liderë nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia e Veriut, arkivoli me trupin e shkrimtarit është nisur drejt varrezave.