Ja me çka e mund Rita Ora Dua Lipën (Foto)
Që të dyja janë këngëtare shqiptare me famë botërore dhe jetojnë në Britaninë e Madhe.
Rita Ora e Dua Lipa, dy vajzat nga kryeqyteti i Kosovës po shijojnë në maksimum suksesin e arritur në fushën e muzikës. Ato çdo ditë shfaqin fotografi nga vende të ndryshme të botës, koncertet e të cilave janë të stërmbushura me njerëz.
Pa dyshim që suksesin e tyre e promovojnë përmes imazheve të publikuara nëpër rrjetet sociale, veçanërisht në Instagram, transmeton Periskopi.
Dy këngëtare me një famë të tillë kanë mbledhur ndjekës nga e gjithë bota. Por a e dini se cila prej tyre ka më shumë ‘followers’ në Instagram?
Rita Ora në profilin e saj zyrtar ka 13.2 milionë ndjekës, kurse Dua Lipa 8.3 milionë. Shihet një diferencë jo aq e madhe, por duhet ta kemi parasysh që Rita mori famën para Duas.
Përveç fansave që duan të shohin përditëshmërinë dhe aktivitetet e tyre, janë edhe figurat e njohura publike botërore që ndjekin ato.
Publikimet e tyre të fundit tregojnë se Dua Lipa për momentin po mban koncerte në Australi, kurse Rita Ora në Los Angelos./Periskopi/





