Ja cilët persona bëjnë më shumë seks
Të bërit shumë seks nuk është gjithmonë gjë e keqe, ndërkaq të bërit shumë pak seks nuk është gjithmonë gjë e mirë.
Por, një studim i fundit ka zbuluar se duke i përdorur metodat e kamotshme të matjes së moralit seksual, personat joshës duket se kanë më pak pengesa seksuale.
Megjithatë, përse njerëzit joshës kanë pikëpamje më liberale sa i përket kësaj çështje?
Sipas Robert Ubatsch nga universiteti shtetëror i Iowa-s, kjo pjesërisht ka të bëjë me atë se personat joshës kanë më shumë opsione kur vjen fjala te seksi.
Nëse dukeni si Ryan Reynolds ose Blake Lively, atëherë ka shumë shanse se do të dilni një të premte në diskotekë dhe ta gjeni dikë që dëshiron të bëjë seks me ju.
Në anën tjetër, nëse jeni më të shëmtuar, atëherë padyshim se kjo do të jetë më e vështirë. Kështu, ju përfundoni duke bërë më pak seks, dhe jo për shkak se për kah ana morale jeni person më i mirë, por thjesht keni më pak shanse.
Të qenit të aftë të bëni seks kurdo që dëshironi, sipas teorisë së Robert, ju bën juve t’i paragjykoni më pak ata që bëjnë seks të rastësishëm.
Përveç se personat joshës janë më të prirë të kenë pikëpamje më liberale, ata gjithashtu janë më pak të prirë t’ju tradhtojnë.