Ja cila e keqe mund të ndodhë nëse e konsumoni akulloren
Akullorja “Barbecue”, dhe “Prosecco” – përmbushjet e verës që mund të vijnë me një çmim: thartësirë e barkut.
Rreth 7 milionë britanikë vuajnë nga acidi i tepërt në trup, ku substancat acidike rrjedhin nga stomaku në ezofag duke shkaktuar një ndjesi të pakëndshme dhe djegie të gjoksit.
Një studim i fundit thotë se një e treta e njerëzve thanë se gjendja e tyre u përkeqësua gjatë pushimeve që kishin jashtë vendit të tyre, raporton “Daily Mail”, transmeton Periskopi.
Për të gjithë ata që kanë thartësirë acidike mund të tingëllojë jo shumë diçka alarmuese, por studimet kanë treguar se mund të kenë efekt në shkatërrimin e cilësisë së jetës si depresioni dhe sëmundja e zemrës.
Më shqetësuese është se thartësirat acidike në stomak janë gjithashtu një shkak kryesor i kancerit të ezofagut kryesisht në botën perëndimore./Periskopi/