Ja çfarë thotë studimi i ri për ushqimet pa gluten

Ja çfarë thotë studimi i ri për ushqimet pa gluten

Ushqimi pa gluten nuk është domosdoshmërisht i dobishëm për shëndetin tuaj, sipas një studimi të ri.

Studimi, i botuar në numrin e ri të Journal of Nutrition dhe Dietetics, krahasoi përmbajtjen e lëndës ushqyese dhe koston e produkteve ushqimore të rregullta pa gluten në Mbretërinë e Bashkuar.

Hulumtuesit vlerësuan informacionin ushqimor dhe kostot e produkteve ushqimore duke mbledhur të dhënat nga prodhuesit dhe faqet e internetit të supermarketeve, transmeton Indeksonline.

Edhe pse shumë njerëz kanë nisur të ndjekin dieta me ushqime pa gluten, ky nuk është një veprim shumë i mençur.

Sipas studimeve , nuk ka asnjë arsye pse dikush që nuk ka një gjendje mjekësore të prekur nga konsumimi i glutenit duhet të shmangë atë krejtësisht.

Ekspertët kanë paralamëruar se shmangia e glutenit nuk ndikon në sëmundjen kardiovaskulare.

Shpërndaje në: