Ja çfarë të përdorni për të larguar njollat e verës
Njollat e verës mund të jenë ndër më të vështirat për t’u hequr, por, ekzistojnë disa mënyra që do ju “shpëtojnë” në këtë aspekt.
Nuk keni pse t’i dërgoni veshjet apo orenditë tuaja në pastrim kimik, sepse në shtëpinë tuaj gjenden plot 10 produkte që mund të pastrojnë verën nga materiale të ndryshme.
Sigurisht që jo të gjithë përbërësit veprojnë njësoj, ndaj për t’i renditur nga më efektivet deri tek më pak, i kemi provuar në një këmishë !
Çfarë përdorëm:
Rërë për macen (ku supozohet të urinojë), kripë, pudër bebeje, vodka, qumësht, sodë buke dhe verë të bardhë, peroksid hidrogjeni dhe sapun i lëngshëm, ujë të nxehtë.
Pa dyshim, disa prej tyre mund të tingëllojnë si të çuditshme, por secila teknikë ka teorinë e saj mbështetëse se pse mund të funksionojë.
Kripa-,rëra për macen, pudra e bebes; mund të depërtojnë në fibrat e veshjes duke vepruar si përthithës dhe duke e absorbuar këtë të fundit.
Lëngjet si qumështi, vodka, soda e bukës, vera e bardhë, peroksidi i hidrogjenit (uji i oksigjenuar) dhe uji i nxehtë; thuhet se shpërbëjnë molekulat e verës dhe oksidojnë pigmentin e kuq.
Pasi të gjitha njollat e verës u mbuluan me përbërësit e mësipërm dhe u lanë që të vepronin për disa minuta, këmisha u fut të lahej në lavatriçe!
Kështu i rënditëm ne;
Qumështi- 1/10
Rëra e maces- 2/10
Kripa- 3/10
Verë e bardhë dhe sodë buke- 4/10
Pudra e bebes- 5/10
Vodka- 7/10Uji i nxehtë- 8/10
Ujë i oksigjenuar dhe sapun i lëngshëm (detergjent) – 10/10