Ja çfarë do të ndodh me Facebook-un tuaj pasi të vdisni
“Facebook” raportohet se tashmë ka rreth 30 milionë përdorues të vdekur, të cilët përdornin rrjetin social para se të vdisnin. Sipas ABC, rreth 8,000 përdorues të “Facebook” vdesin çdo ditë.
Ekspertët thonë se mbetja e llogarive aktive edhe pas vdekjes së përdoruesve është shqetësuese. Dhe nëse mendoni se të afërmit tuaj mund të kenë qasje në llogarinë tuaj pasi të vdisni, gaboheni. Rrjeti më i madh social, “Facebook”, i ka lënë përdoruesit të zgjedhin mbi atë se çfarë do t’u ndodh llogarive të tyre pasi të kenë ndërruar jetë – të fshihen përgjithmonë apo të mbesin kujtim.
“Facebook” ka ofruar gjithashtu edhe një metodë tjetër, një trashëgimtar të llogarisë, ku mund të vendosni se kush mund t’ua kontrollojë llogarinë pasi të keni vdekur.
Pasi trashëgimtari i llogarisë tuaj të ketë postuar një mesazh të fundit në “Facebook”, profili juaj shndërrohet në memorial, ku miqtë tuaj do të mund t’ju shohin më pas vetëm si kujtim, jo si shok në “Facebook”.