Ja çfarë shkroi Lorik Cana mbi fanellën e Kosovës sot gjatë vizitës në KOK

Ja çfarë shkroi Lorik Cana mbi fanellën e Kosovës sot gjatë vizitës në KOK

Ish-kapitetni i Kombëtares së Shqipërisë Lorika Cana sot ka qëndruar për një vizitë në Kosovë ku u takua me Presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi.

Me këtë rast, Krasniqi e falënderoi Canën për këtë vizitë të veçantë dhe ia dhuroi librin foto-reportazh “Debutimi i artë”, kushtuar kampiones olimpike, Majlinda Kelmendi, një orë dore me simbole të Lojërave Olimpike Tokio 2020, ndërsa Lorik Cana, i nënshkroi presidentit fanellën e Kombëtares së Kosovës në futboll, përcjell KosovaPress.

Mbi fanellën e Kosovës, Cana shkroi:

“Për Komitetin Olimpik të Kosovës, me respekt, përkushtim dhe dashuri. Lorik Cana”

Shpërndaje në: