Ja çfarë shëron uthulla e mollës
Në një gotë me ujë të ngrohtë shtoni një gotë uthull molle. Sipas dëshirës mund të shtoni ëmbëltues.
“Përzini” mjekun me një gotë uthull të mollës
Për çdo ditë pini dy lugë uthull molle. Nëse shijen e ka të fortë, shtoni pak ujë ose ndonjë lëng. Kjo ndihmon te kolesteroli i lartë, përmirëson punën e zemrës, rregullon shtypjen e gjakut, rregullon sheqerin në gjak, përcjell Lajmi.net.
Kundër akneve
Bëjeni një test në një pjesë të vogël të lëkurës, për t’u bindur se nuk keni lëkurë të ndjeshme. Pasi që keni hedhur pak uthull në qafë, e lini për 15 minuta. Nëse nuk ka reaksion, mund ta vendosni edhe në fytyrë. Nevojitet ta përzieni me ujë, në masën 1:3. Dy deri tre herë në ditë përdoreni këtë teknikë, derisa aknet të zhduken
Ndaloni ngërçet në këmbë
Para se të shkoni në shtrat, përzieni një lugë uthull molle me mjaltë dhe ngadalë e pini. Ngërçet më nuk ju shqetësojnë.