Ja çfarë përfitimesh shëndetësore i jep trupit orgazma

Ja çfarë përfitimesh shëndetësore i jep trupit orgazma

Siç duket përjetimi i orgazmës mund t’ju bëjë më mirë sesa keni menduar më parë.

Ekspertët e kompanisë ‘Womanizer’ kanë mbledhur informacione dhe kanë arritur të dëshmojnë se janë pesë përfitime shëndetësore që i sjell O-ja e famshme.

“Orgazmat sjellin shumë përfitime shëndetësore dhe janë vitale për femrat e secilës moshë”, ka deklaruar ekspertja e lidhjeve, Pamela Supple.

“Të gjithë jemi të zënë, por duke i gjetur 30 minuta çdo ditë për të përjetuar orgazëm, kjo nënkupton se do të shihni përmirësime në shëndetin e përgjithshëm dhe do të ndiheni më e lumtur”, ka shtuar ajo.

Orgazmat janë më të mira sesa një dietë detoksi

Orgazma ndihmon në procesin natyral të trupit për detoksifikim. Kjo gjithashtu nënkupton se përjetimi i orgazmës mund t’ju ndihmojë të keni një sistem më të mirë të tretjes dhe disponim më të lartë.

E rregullojnë apetitin dhe temperaturën e trupit

Orgazmat, përmes proceseve të ndryshme trupore, i rregullojnë nivelet e urisë dhe temperaturën e trupit. Kjo rrjedhimisht ndikon që të mos shtoni peshë.

Orgazmat ju ndihmojnë të dukeni më të rinj

Falë një qarkullimi të rritur të gjakut në tru gjatë klimaksit, orgazmat faktikisht na bëjnë të dukemi më të ri.

Ky qarkullim i gjakut e furnizon trupin me oksigjen dhe nutrientë të cilat ndihmojnë në riparimin e indeve.

Lumturia është e garantuar

Është fakt i njohur mirë se orgazmat i lirojnë hormonet të cilat ju bëjnë të ndiheni mirë, siç është oksitoksina dhe endorfinet, e që janë përgjegjëse për lumturinë e përgjithshme dhe mirëqenien.

 

Shpërndaje në: