Ja çfarë ndodh kur e mbani urinën shumë

Ja çfarë ndodh kur e mbani urinën shumë

Të gjithëve u ka ndodhur, të jenë në vështirësi të madha, por për arsye të ndryshme, mos të kenë mundësi të urinojnë.

Është situatë shumë e pakëndshme, me këmbë që kryqëzohen dhe rrahin dysheme, si dhe bëjnë vallëzime të ndryshme.

Por, çfarë i ndodhë trupit, nëse e mban urinën shumë.

Personat që e mbajnë urinën gjatë, mund të rrezikojnë të infektojnë traktin urinar, si dhe një gjendje kur fshikëza nuk zbrazet si duhet, e njohur si ‘ruajtja urinare’.

Meqenëse fshikëza është si një pellg, moszbrazja si duhet, bën që të krijohen baktere, të cilat dërgojnë tek infektimi.

Është shumë, shumë e rrallë që fshikëza të pëlcas nga urina, por nuk është e pamundshme, por kjo ndodhë, vetëm tek ata që kanë pasur probleme të mëhershme me fshikëz.

Nëse kjo ndodh, do të ishte tepër e dhimbshme, si dhe nevojitet intervenim i menjëhershëm mjekësor, sepse abdomeni mbushet me urine.

Andaj, lëni të gjitha anash dhe shkoni në tualet, për të kryer urinën, transmeton Telegrafi.

 

 

 

 

 

 

Shpërndaje në: