Ja çfarë mund të nënkuptojnë llojet e gungave të gjirit
Ekzistojnë shumë lloje të gungave që mund të paraqiten në gjinjtë, andaj edhe mos u frikësoni dhe mos u bëni keq. Megjithatë, është mirë të konsultoheni gjithmonë tek mjeku nëse vëreni ndonjë parregullsi, me qëllim të ndjeheni të sigurt.
Këtu po ju paraqesim pesë lloje të ndryshme të gungave të gjirit e që NUK janë shenjë e kancerit:
Fibroadenoma
Një gungë ovale që lëviz gjatë kontaktit të prekjes e që është zakonisht rreth 1-2 cm e gjerë.
Fibroadenoma formohet kur gjëndrat e shëndetshme dhe indi lidhor i gjirit grumbullohen së bashku. Kjo gungë ndjehet nga brenda lëkurës dhe zakonisht nuk shkakton dhimbje. Shumica prej tyre nuk kërkojnë ndërhyrje mjekësore. Megjithatë, në rastet kur ata rriten mjaft të mëdha, mund të largohen përmes ndërhyrjes kirurgjike.
Nekroza dhjamore
Një gungë e fortë që paraqitet pas ndonjë mavijosje të rëndë, të tilla si ndonjë aksident i keq, ndonjë rënie apo si pasojë e lidhjes së keqe nga rripi i sigurimit të makinës. Kjo gungë vërehet dhe ndjehet si e fortë, e rrumbullakët e që mund të shfaq skuqje të lëkurës. Kjo lloj gunge nuk ka nevojë për trajtim dhe zakonisht zhduket vetvetiu me kalimin e kohës.
Ciste
Hormonet si estrogjeni janë fajtorë për formimin e cisteve, këto gunga janë të buta dhe mund të lëvizin lehtësisht. Cistet janë të mbushur me lëng dhe mund të vërehen përmes ultratingullit. Disa lloje cistesh mund të zhduken plotësisht ndërsa disa të tjerë mund të rikthehen pas një kohe, shkruan tetovasot. Nëse këto lloj cistesh janë të dhimbshme, ato mund të shfryhen duke ia hequr sasinë e lëngut me anë të një gjilpëre.
Ndryshimet fibrocistike
Këto gunga mund të paraqiten gjatë ciklit tuaj menstrual, janë një kombinim i cisteve të vogla dhe zonave të fryra të indeve të gjirit. Rreth 80% e grave përjetojnë ndryshime fibrocistike dhe këto zakonisht ndodhin në mes të ciklit – kur nivelet e estrogjenit dhe progesteronit janë më të larta. Gungat mund të vërehen si të forta gjatë prekjes, por zakonisht këto zhduken pas ciklit tuaj. /telegrafi/