Ja çfarë duhet të bëni nëse keni thonj të dobët dhe që thyhen lehtë

Periskopi.com Zoya

Pyetjes se cila është pjesa më e rëndësishme e trupit të një femre, do të ishte e vështirë t’i përgjigjeshim sepse të gjitha janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën. Por pavarësht kësaj shpeshherë femrat zgjedhin të përkujdesen për atë që njihet ndryshe si trekëndëshi i bukurisë (fytyrë-flokë-trup), duke mos përfshirë në ritualin e bukurisë duart dhe thonjtë.

Ndoshta nuk e dini por nëse sytë janë pasqyra e shpirtit, atëherë thonjtë janë pasqyra e shëndetit. Ngjyra e zbehtë ose shumë e bardhë, forma e çrregullt e kutikulave, thonj të brishtë që thyhen shpejt mund të jenë shenjë e sëmundjeve të ndryshme si: probleme në mëlçi, mushkëri, anemi, probleme me kequshyqyerjen dhe infeksione funginale. Thonjtë që thyhen shpejt lidhen me regjimin e varfër ushqimor, çrregullimet hormonale ose mbipërdorimin e produkteve me përmbajtje toksike. T’i prisni derin në rrëzë ose t’i lyeni, nuk është zgjidhja e duhur.

Kjo gjendje është shumë e njohur për femrat, madje disa prej tyre e kanë tashmë kronike, por me recetën e mëposhtme gjërat do të jenë akoma më të thjeshta.

Përbërësit:

  • 8 thelpinj hudhër,
  • dy lugë gjelle vaj ulliri
  • dhe 1 lugë gjelle vaj bajamesh.

Qëroni fillimisht hudhrat dhe kalojini në frulator derisa të formohet një masë në trajtë pureje. Era nuk është aspak e këndshme, por nuk duhet të harroni që hudhrat janë të pasura me veti antibakteriale dhe antiinflamatore. Më pas shtoni në frulator vajin e ullirit dhe atë bajameve. Vazhdoni me përzierjen derisa masa të bëhet më e lëngshme. Në fund shtoni masën në një vazo qelqi ose shishe manikyri që nuk e përdorni më. Lyeni thonjtë çdo natë për një periudhë 3-javore dhe do të ngelni të habitur me rezultatin.

Ky locion mbrojtës është një produkt 100% natyral që kanë në përbërjen e tij përmbajtje të lartë të acideve yndyrore esenciale, antioksidantë dhe minerale, të cilët forcojnë thonjtë dhe u sigurojnë një barrierë mbrojtëse kundër agjentëve të dëmshme të mjedisit.

lozione

Shpërndaje në:

Të fundit 

May prezanton ‘Planin B’ për Brexit

Vjosa Osmani sërish kapet me Kadri Veselin: Njerëzit e kanë humb besimin në juve

Deputetja e LDK’së Vjosa Osmani u është përgjigjur akuzave të liderit të PDK’së Kadri Veseli. Ky i fundit, ditë më parë, tha se qeverisjen e LDK’së e rrëzuan vetë anëtarët e kësaj ...