Ja çfarë duhet të bëni nëse keni thonj të dobët dhe që thyhen lehtë

Ja çfarë duhet të bëni nëse keni thonj të dobët dhe që thyhen lehtë

Pyetjes se cila është pjesa më e rëndësishme e trupit të një femre, do të ishte e vështirë t’i përgjigjeshim sepse të gjitha janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën. Por pavarësht kësaj shpeshherë femrat zgjedhin të përkujdesen për atë që njihet ndryshe si trekëndëshi i bukurisë (fytyrë-flokë-trup), duke mos përfshirë në ritualin e bukurisë duart dhe thonjtë.

Ndoshta nuk e dini por nëse sytë janë pasqyra e shpirtit, atëherë thonjtë janë pasqyra e shëndetit. Ngjyra e zbehtë ose shumë e bardhë, forma e çrregullt e kutikulave, thonj të brishtë që thyhen shpejt mund të jenë shenjë e sëmundjeve të ndryshme si: probleme në mëlçi, mushkëri, anemi, probleme me kequshyqyerjen dhe infeksione funginale. Thonjtë që thyhen shpejt lidhen me regjimin e varfër ushqimor, çrregullimet hormonale ose mbipërdorimin e produkteve me përmbajtje toksike. T’i prisni derin në rrëzë ose t’i lyeni, nuk është zgjidhja e duhur.

Kjo gjendje është shumë e njohur për femrat, madje disa prej tyre e kanë tashmë kronike, por me recetën e mëposhtme gjërat do të jenë akoma më të thjeshta.

Përbërësit:

  • 8 thelpinj hudhër,
  • dy lugë gjelle vaj ulliri
  • dhe 1 lugë gjelle vaj bajamesh.

Qëroni fillimisht hudhrat dhe kalojini në frulator derisa të formohet një masë në trajtë pureje. Era nuk është aspak e këndshme, por nuk duhet të harroni që hudhrat janë të pasura me veti antibakteriale dhe antiinflamatore. Më pas shtoni në frulator vajin e ullirit dhe atë bajameve. Vazhdoni me përzierjen derisa masa të bëhet më e lëngshme. Në fund shtoni masën në një vazo qelqi ose shishe manikyri që nuk e përdorni më. Lyeni thonjtë çdo natë për një periudhë 3-javore dhe do të ngelni të habitur me rezultatin.

Ky locion mbrojtës është një produkt 100% natyral që kanë në përbërjen e tij përmbajtje të lartë të acideve yndyrore esenciale, antioksidantë dhe minerale, të cilët forcojnë thonjtë dhe u sigurojnë një barrierë mbrojtëse kundër agjentëve të dëmshme të mjedisit.

lozione

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Zafir Berisha: Do të angazhohem për avancimin e të drejtave dhe mundësive për gratë në vendin tonë

Kandidati për deputet nga NISMA, Zafir Berisha i cili bart numrin 14 në listën zgjedhore…

27-vjeçi ra në lumë në fund të vitit të kaluar, FSK-ja nuk e gjeti as sonte

Policia e Kosovës dhe ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë zhvilluar një operacion…

Zv.sekretari amerikan: FBI po punon me agresivitet për të gjetur sulmuesit e Ibër Lepencit

Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verma ka thënë se hetimi…

Haradinaj për gratë kosovare: Bartëset e vërteta të ndryshimit dhe zhvillimit

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj ka mbajtur takim me gratë e Klinës e…

Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë

Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verma, tha se shpreson që…

SHBA vendos sanksionet më të ashpra ndaj naftës dhe gazit rus

Shtetet e Bashkuara vendosën sot sanksionet më të ashpra dhe gjithëpërfshirëse deri tani ndaj industrisë…

Abdixhiku lanson spotin e nisjes së fushatës: Le të nisë festa, bëhu ndryshimi

I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka lanësuar spotin e nisjes së…

PDK nesër e hapë fushatën në Sallën ‘‘1 Tetori’’: Kosova mundet ma mirë

Partia Demokratike e Kosovës do të hapë nesër (11 janar) zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e…