Ja çfarë i bën shëndetit tuaj pornografia e tepërt

Ja çfarë i bën shëndetit tuaj pornografia e tepërt

Mendim i rrënjosur është që pornografia e tepërt shkakton pamundësinë e ngritjes së ereksionit gjatë aktiviteteve seksuale në jetën reale. Megjithatë, nuk është mu ashtu.

Hulumtuesit amerikanë nga Asociacioni i Urologëve, kanë qëndrim krejtësisht tjetër.

Meqenëse nuk ekziston dëshmi shkencore që filmat pornografikë shkaktojnë disfunksionerektil, ata kanë kërkuar shkaktarin diku tjetër.

“Ekzistojnë tri studime laboratorike të cilat kanë treguar që shikimi i pornografisë nuk ka lidhje me disfunksionin erektil”, thotë dr. Nikol Praus.

Në të vërtetë, mjekët thonë që problemi qëndron në stilin e masturbimit, jo në shikimin e përmbajtjeve pornografike.

Masturbimi nën presonin e madh dhe vetëm me fërkim nuk është diçka që lehtë mund të imitohet gjatë marrëdhënies seksuale për ç’shkak shumica e meshkujve më vonë mund të kenë problem me ereksionin dhe me arritjen e orgazmës.

Pra, mënyra me të cilën përjetojnë orgazmën është krejtësisht ndryshe dhe mbase më e vrazhdë.

Mirëpo, as filmat pornografikë nuk janë të parrezikshëm – të rrezikshëm janë për psiken, sepse ofrojnë pritje joreale në seks, të cilat më vonë çojnë në anksiozitet.

Shpërndaje në: