Izraelitët kalojnë në finale të Ligës Ballkanike, presin fituesin nga ndeshja Peja – Beroe

Izraelitët kalojnë në finale të Ligës Ballkanike, presin fituesin nga ndeshja Peja – Beroe

Hapoel Beer Sheva/Dimona ka kaluar në finale të Ligës së Ballkanike.

Skuadra izraelite mposhti sot Milenijum Kodion në gjysmëfinale të “Final 4” të kësaj lige.

Ndeshja e zhvilluar në palestrën sportive “Obshtinska” përfundoi me rezultatin 123:72.

Në triumfin e Hapoelit u dalluan Ron Zipper me 21 pikë dhe David Efianayi me 20 sosh.

Te skuadra nga Mali i Zi u dallua Aleksa Mandic me 24 pikë.

Hapoel Beer Sheva/Dimona në finale do të takohet me fituesin nga ndeshja mes skuadrës nikoqire të “Final 4”, Beroe, dhe skuadrës së vetëm nga Kosova, Peja.

Ndeshja mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet sot, në vendin e njëjtë, nga ora 18:15.

Kujtojmë se finalja e Ligës Ballkanike do të zhvillohet të dielën, ashtu si edhe ndeshja për vendin e tretë.

Shpërndaje në: