Izraeli tërhiqet nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut i OKB-së – UNHCR
Izraeli e ka njoftuar Këshillin e të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara (UNHCR) se do ta ndjekë shembullin e Shteteve të Bashkuara për t’u tërhequr nga ky organ.
Kështu bëri të ditur të enjten ministri i Punëve të Jashtme i Izraelit, Gideon Saar, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
“Vendimi u arrit pas anësisë së vazhdueshme dhe të pandërprerë kundër Izraelit në Këshillin e të Drejtave të Njeriut, që ka qenë e vazhdueshme që nga themelimi i tij më 2006” – tha kryediplomati izraelit në një letër dërguar presidentit të UNHCR-së, Jorg Lauber, të cilin e publikuar në platformën X.
Në vjeshtën e vitit të kaluar, Izraeli e shpalli persona non grata sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, për shkak të atij që kryediplomati i atëhershëm izraelit, Israel Katz, e përshkroi si dështim të zyrtarit të lartë për të dënuar një sulm iranian me raketa dhe sjelljet anti-semite e kundër Izraelit.