Izraeli paralajmëron Libanin: Brenda pak orësh do të godasim objektet e financuara nga Hezbollahu

Izraeli paralajmëron Libanin: Brenda pak orësh do të godasim objektet e financuara nga Hezbollahu

Ushtria izraelite paralajmëron Libanin se brenda pak orësh do të godasë objektet që lidhen me financimin e Hezbollahut.

Izraeli do të nisë sulme të synuara në objektet që lidhen me financimin e Hezbollahut në Liban në orët e ardhshme dhe banorëve libanezë u kërkohet të evakuojnë zonat pranë këtyre objekteve, tha zëdhënësi ushtarak izraelit.

“Ne do të sulmojmë një numër objektivash në orët e ardhshme”, tha zëdhënësi Daniel Hagari në një konferencë për shtyp.

I vendosur për të vazhduar me përshkallëzimin shfaqet Izraeli i cili ka hartuar një plan hakmarrjeje kundër Hezbollahut pas sulmit të kryer që kishte në shënjestër rezidencën e Benjamin Netanyahut.

Klima e përkeqësimit ekstrem mbetet në marrëdhëniet Izrael-Liban pas sulmeve të vazhdueshme izraelite.

Në të njëjtën kohë, takimi vendimtar vazhdon për reagimin e Izraelit ndaj Iranit pas sulmit që synonte rezidencën e Benjamin Netanyahut.

Shpërndaje në: