Izraeli dhe Hamasi arrijnë marrëveshjen për armëpushim në Gaza e lirimin e pengjeve
Qeveria izraelite dhe Hamasi kanë rënë dakord për një marrëveshje që do të ndalojë luftimet në Gaza dhe do të çojë në lirimin me faza të pengjeve dhe të burgosurve palestinezë, i tha CNN një burim i informuar për bisedimet.
Sipas marrëveshjes, e cila ende nuk është shpallur zyrtarisht, Hamasi dhe grupet militante aleate pritet të lirojnë 33 pengje të kapur nga Izraeli gjatë sulmeve të 7 tetorit 2023 ndërsa nNë këmbim, Izraeli do të lirojë qindra të burgosur palestinezë.
Pasi të konfirmohet, pritet që marrëveshja të lejojë civilët palestinezë të kthehen në veri të Gazës dhe do të ketë një fluks masiv ndihme humanitare në rrip, ku banorët janë përballur prej kohësh me kushte të rënda humanitare./euronews